Sot, kur kanë kaluar pothuajse 24 orë nga sulmi ndaj gazetarëve në veri, KFOR-i ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës ka dënuar këto sulme, teksa u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”.
“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i gjithashtu në këtë komunikatë ka përsëritur deklaratën e tyre se është “reaguesi i tretë, e Policia e Kosovës përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.
Misioni ka bërë të ditur tutje se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.
Të premten në Komunën e Leposaviqit u sulmuan nëntë gazetarë prej të cilët nëntë kanë marrë lëndime trupore, sulmet u dënuan nga të gjithë përfshirë krerët institucionalë shtetërore e diplomatë të huajë të akredituar.