Një komandat i KFOR-it sot ka vendosur një mesazh para protestuesve në Zveçan.
“KFOR-i pësoi 90+ viktima në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë për të gjitha komunitetet”, shkruhej në pankartën që ai e vendosi para rrethojave të vendosura për protestuesit.
Serbët në Zveçan po protestojnë për të trembëdhjetën ditë radhazi. Ndërsa sot u pa një numër i vogël i tyre që shumica janë ulur nën çadra.