Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve patrullues kufitar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit.
Bislimi ka kritikuar Brukselin, duke thënë se po mbyllin sytë karshi shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Serbisë.
“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në Facebook.