Kompania ndërtuese “Aurora Grup” sot gjatë ditës, me qëllim të kryerjes së punëve për interesin privat ka bllokuar rrugën Nexhip Dragaj, afër qendrës së qytetit të Mitrovicës.
Në adresën e vezhguesi.com një banor i kësaj lagje është ankuar duke thënë, “Kjo kompani me ndërtimin e kësaj ndërtese është duke na sjellë telashe sepse e bllokon rrugën tërësisht dhe kalimi me automjet është i pamundshëm”

Raportuesi i tha vezhguesit se kjo nuk është hera e parë që kompania “Aurora Grup” bllokon rrugën sepse kjo ndodh shumë shpesh, gjë që po vështirson lëvizjen e lirë të banorëve të kësaj pjese.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që kompani të ndryshme për interesa private, pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe shkaktojnë probleme në dëm të interesit publik. /Vezhguesi.com/