Sot u raportua nga indeksonline që KFOR-i e ka ndaluar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës që të shkojë në Leposaviq.
Vezhguesi.com nga burime të brendshme të Policisë mori vesh që ky lajm është i pavërtetë, e cila u konfirmua zyrtarisht tani edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.
“Ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, tha Kelani.
/Vezhguesi.com/