Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë realizuar një plan të përgatitur në fshatin Mazgit dhe në Obiliq, me qëllim që të konfiskohet lëndë narkotike dhe të arrestohen personat e dyshuar.
Në komunikatë thuhet se i dyshuari V.D., 27 vjeçar është arrestuar në një pikë karburantesh, kurse në Obiliq janë arrestuar E.A., 22 vjeçar dhe D.K., 23 vjeçar.
Gjatë kontrollit të personave dhe banesës që përdornin të dyshuarit janë gjrtur dhe konfiskuar 10 paketime me 672 gr marihuanë, dy paketime që dyshohet të jetë kokainë me 0.6 gr, dy peshore digjitale, një armë, 1940 euro para të gatshme, një fletore dhe katër telefona.
Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.