Katër burra janë ankuar në polici pasi janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre.
Sipas tyre, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.