Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka kritikuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Blinken, në reagimin e tij publik pas veprimeve të djeshme në veri, tha se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.
Por Torres ka thënë se Kosova është një aleat i palëkundur i ShBA-së, e cila i ka dalë në krah vendit të tij me rastin e strehimit të refugjatëve afganë.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-ja kishte nevojë për vende për të strehuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e të paktëve që u ngrit në këtë rast. Është dëshpëruese për mua dhe për zgjedhësit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken që sulmon një aleat amerikan”, tha Torres në një postim në Twitter.