Kongresmeni republikan Zach Nunn ka komentuar shkurtimisht ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Ngjarjet e të premtes ishin veçanërisht të rënda për Kosovën pas dënimit të ashpër që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më vonë edhe nga partnerët e tjerë të Kosovës.
Kongresmeni republikan Zach Nunn i ka bërë thirrje Amerikës që të qëndrojë me Kosovën, të cilën e përshkruan si “demokraci e re, aleat i palëkundshëm i ShBA-ve”.
Në anën tjetër, ai i ka kërkuar Sekretarit Blinken që të ngrihet kundër mobilizimit ushtarak të Serbisë.
Kujtojmë që pas ngjarjeve në veri të vendit, Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake.
US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 27, 2023