Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që ndërkombëtarët të ndëshkojnë ndërhyrjet dhe agresionin e Serbisë në Kosovë. Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian e toleron agresionin e Serbisë, dialogut mes dy shteteve po i humb kuptimi.
Konjufca në postimin e tij është shprehur se Serbia po dëshiron me çdo kusht të përshkallëzojë dhe ta destabilizojë sigurinë në Koosvë. Ai ka thënë se Serbia po bën të kundërten e asaj që po kërkojnë ndërkombëtarët.
“Kosova nuk do t’i tolerojë provokime të tilla, por as faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i kalojë pa ndëshkim interferime të tilla të Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.”, thotë Konjufca në shkrimin e tij.