Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake.
Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës dhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtet, në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake. /EO