Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti duke thënë se ende nuk i ka vizituar kryetarët e rinj të komunave në veri.
“Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!”, kërkuar Krasniqi nga Kurti.
Krasniqi ka thënë se është e padrejtë të rrezikohet jeta e kryetarëve të komunave nëse Kurti nuk është gati ta bëjë vet një gjë të tillë.
“Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu shkojmë në veri. Kryeministër je, priju njerëzve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, në mbrëmje, nesër, pasnesër, kur të duash”, ka thënë Krasniqi në seancën e fundit parlamentare, ku e ka ftuar kryeministrin Kurti të shkojnë në veri.
Më tej sipas Krasniqit, kryeministri Kurti i ka kërkuar edhe “ambasadorit Amerikan që të shkojë në veri e ti vizitojë kryetarët e rinj por personalisht ai ende nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave zyrtare të komunave në veri”.