Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar protestën e studentëve të 1997-ës.
Ai tha se kjo protestë lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi ceku se kjo protestë kishe ndezur flakën e lirisë, ku u dëshmua me daljen publike të UÇK-së, dy muaj më vonë.
“Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur. Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!”.