Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur qeveri më të korruptuar se sa pushteti aktual.
Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti, do mbahet mend si më e korruptuara në histori të shtetit të Kosovës.
Ai tha se asnjëherë më parë s’ka pasur qeveri me krim të organizuar më të madh se sa Qeveria aktuale.
Në krye të këtij krimi sipas tij qëndron kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj.
“Do flasim pas disa viteve, do kthehemi në kohë dhe do themi se qeveria Kurti, ka qenë qeveria më e korruptuar në historinë e Kosovës. S’ka pasur qeveri më të korruptuar dhe me krim të organizuar më të madh se qeveria Kurti, dhe në krye është Albin Kurti me Martin Berishajn”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.