Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë tek lagja ‘Kroi i Vitakut’ në Mitrovicën e Veriut përgjatë së mërkurës.
Kryeministri Albin Kurti ishte i shoqëruar me Ministrin Xhelal Sveçla dhe arsyeja e vizitës ishte takimi me zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Lajmin për vezhguesin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në këtë komunë, Veton Elshani, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje. /Vezhguesi.com/