Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Ky takim është thirrur nga vetë ambasadori amerikan, ku të ftuar kanë qenë Atiqi dhe Hetemi, si dhe Izmi Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, dhe Ilir Peci, kryetar i Zveqanit.
Këta dy të fundit kanë marrë pjesë në takimin me Hovenier. Takimi është mbajtur në zyrat e Bashkimit Europian.
Në këtë takim edhe pse nuk është zyrtarisht e ditur se çfarë u diskutua, duke parë situatën dhe zhvillimet në veri, në komunat veriore, mund të aludohet se u biseduat pikërisht për këtë çështje.