Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka takuar të hënën të dyshuarin për disa vepra penale, Martin Berishaj, ambasasador i Kosovës në Kroaci.
I pari i Podujevës aktualisht është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kroaci.
Kësisoj, Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje zhvilloi disa takime atje. Në Kroaci, ai u shoqërua nga diplomati Berishaj, i cili dyshohet për katër vepra penale. Sidoqoftë, kjo nuk ka paraqitur ndonjë problem për Bulliqin, që të shihet me të edhe në Kroaci.
Përveç Berishajt, bashkë me Bulliqin ishin edhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe Martin Gojani nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Bjellovarit dhe Billogores.
Në një postim në Facebook, ai tregoi se së bashku zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Grubisno Polje.
Postimi i plotë: