Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe barabarta.
“Mendoj që Demokracia në Veprim në fillim të këtij procesi ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat në të cilat jemi duke vepruar. Nuk janë rrethana që garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, nuk plotësojnë standardet e zgjedhjeve. Dhe sot në këtë proces duke parë refuzimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe numrin e vogël që s’mund të kalojë as gishtërinjtë e dorës. Mendoj që ky proces është më tepër improvizim i procesit zgjedhor sesa një proces që garanton standardet e zgjedhjeve të drejta dhe të lira ku përfshihen komunitete”, ka thënë ai në televizionin publik drejtpërdrejt nga Zveçani.
“Unë mendoj se përveç legjitimitetit juridik, ky proces nuk ka legjitimitet politik”, tha Kryeziu. /Vezhguesi/