Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ai në konferencë për media tha se institucionet tona kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
“Me anëtarët e këshillit diskutuam për situatën e përgjithshme theks te veçante veriun. Ndanë te dhënat e te fundit, rasti i djeshëm ishte agresion, hakmarrje ndaj policisë së Kosovës, intencë për destabilizim ne kohën kur kemi propozuar planin 5 pikësh për normalizim. Institucionet tona të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Janë shtrënguar kontrollohet kufitare me Serbinë. Cenimi i djeshëm nga kufiri nga Serbia na detyron te rrisim kontrollet kufitare. Veprimet e radhës do te merren ne baze te rekomandimeve. Synimi ynë është siguria. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm te tre zyrtarëve, bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë ta dënojnë këtë akt. Serbia nuk ka ndryshuar me qëllime, nuk po na befason me sjelljet e saj, e çuditshme është heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve e cila vazhdimisht kërkon pretekste per deeskalim”, u shpreh Kurti.