Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij gjatë mbledhjes qeverisë foli edhe për masat që Komisioni Evropian do t’i marrë ndaj Kosovës.
Sipas tij, Kosova është demokratike dhe kështu e ka së pari popullin dhe më pas qeverinë e saj.
“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë, popullin. Së pari popullin, pastaj qeverinë”, tha ai.
Po ashtu, ai foli për raportin e përpiluar nga Komisioni Evropian që ndër të tjera vë në pah luftën ndaj korrupsionit në Kosovë.
“Evropa është kontinenti ynë, BE-ja është fati ynë”, tha ai të enjten. “Në raste kemi qenë kritikë ndaj BE-së por asnjëherë cinikë e as të hidhëruar. S’jemi as sot”.