Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e thirrue nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se në takim do të insistojë për lirimin e tre policëve, që sipas tij janë duke u mbajtur peng nga Serbia.
Kurti shtoi se në takim do të kërkojë deeskalimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Set my itinerary to go to Brussels from Rome tomorrow, confirming my participation in the high-level dialogue meeting convened by HR/VP Borrell. Will insist on the urgent unconditional release of the 3 policemen held hostage by Serbia, de-escalation & normalization of relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 21, 2023