Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë pamjet e prezantuara nga ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha të trajnimeve të grupit terrorist serb katër ditë përpara aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Kurti, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se stërvitjet e këtij grupi terrorist janë realizuar në dy baza ushtarake të ushtrisë serbe.
“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u realizuan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti.
Këto pamje u publikuan gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ministri Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sveçla deklaroi se bëhej fjalë për rreth 90 terroristë që synuan të aneksonin veriun e Kosovës.
Hoxha gjatë ditës bëri të ditur se është arrestuar edhe një serb në pikën kufitare në Jarinjë, të cilit iu janë sekuestruar armë dhe municion në shtëpinë e tij.
Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army’s key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023