I pari i Qeverisë, Albin Kurti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se rastin e kidnapimit të tre policëve në fshatin Bare ua ka shpjeguar gjërë e gjatë, Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai ka thënë para deputetëve se edhe tani që po bëhen 30 orë nga kidnapinimi, ende nuk ka një deklaratë nga ana e KFOR-it, që siç tha ai kanë qenë në vendin e ngjarjes.
“Kam pasur biseda me Escobar dhe Hovenier, dhe në këtë takim po vijë nga një takim i përbashket me të gjithë ambasadorët dhe zëvendësambasadorët, ku ia kemi shpjeguar gjerë e gjatë për ditën e djeshme dhe të sotme, e tash kur po bëhen 30 orë të kidnapimit te tyre, e ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”.
“Kam shprehur protestën time për këtë heshtje dhe kërkesën për reagim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të prangave, dhe veturave pa targa. Jo vetëm që e kanë kryer kidnapinim por kanë dashur të lënë gjurmët. Agresion me arrogance, sjane perpjekur ti fshehin gjurmët e krimit, synimi ka qenë që të dihet që ata ishin aty ne ate vend”, tha Kurti në Kuvend.