Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyet pse dy kryetarët e dy komunave veriore nga VV kanë injoruar ftesën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier ditë më parë.
Kurti ka thënë se ata ishin në orar të punës dhe ishte vlerësuar se ajo ditë ishte e rëndësishme.
“Ata u ftuan gjatë orarit të punës. Kjo nuk do të thotë që nuk do t’i takojnë ambasadorët një herë tjetër, por atë ditë ishin në orar pune dhe është vlerësuar se ishte e rëndësishme. Ajo ka qenë një ditë e veçantë, kur prej Lepsoaviqit të shkohet në Prishtinë me të gjitha ato turma rrotull”, ka deklaruar ai.
“Besoj që kryetari Lulzim Hetemi e ka marrë vendimin e duhur që të qëndrojë në zyrë. Kur po sulmohej KFOR-i, Policia e Kosovës e gazetarët, ai është dashur të jetë aty”