Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të intensifikojnë dialogun për zbatim të marrëveshjeve të 27 shkurtit në Bruksel dhe të 18 marsit në Ohër.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën, Kurti ka thënë se Kosova i qëndron pas politikave dhe vlerave demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Por rruga për shtensionim në veri, sipas tij, duhet të nisë me largimin e bandave kriminale nga atje.
Kurti ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij ka lavdëruar për punë profesionale Policinë e Kosovës, derisa ka treguar një bisedë në telefon që ka pasur me me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili po qëndron në objekt komunal qe dy javë.
“E thirra në telefon me e pyet mos është mërzitur në zyrë. Kur e hapi, ai ishte i brengosur mos isha mërzitur unë. Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, ai ishte i shqetësuar mos po lëshoj pe unë”, ka treguar duke qeshur Kurti.