Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas pajtimit të deklaruar mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti, në një paraqitje para mediave të martën, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit “është dashur të fillonte qysh dje”.
“Zbatimi i marrëveshjes duhet të fillonte qysh dje, sepse edhe plani i zbatimit thotë se nuk ka afat në të ardhmen kur do të duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Për ne kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë e cila, kur zhvillohen takime thotë nuk nënshkruajë, e ndërmjet takimeve thotë nuk zbatojë gjë. Nuk mund të flas kështu pala serbe se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse marrëveshja bazë është njohja de-facto. Unë pres që të gjithë miqtë tanë, partnerët tanë, të vazhdojë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktiv, e të përkushtuar, e kreativ si asnjëherë”, ka thënë Kurti.
“Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime. Pala tjetër me të cilën negocioj nuk bën propozime. Unë bëj propozime dhe oferta të cilat refuzon, e në fund merremi vesh ama ata nuk nënshkruajnë”, ka deklaruar kryeministri.