Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar identitetin e të arrestuarit për sulm ndaj gazetarëve më 29 maj të këtij viti.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, thuhet në postimin e Sveçlës bashkangjitur me fotografi.
Ministri i Punëve të Brendshme është zotuar se të gjithë sulmuesi do të përballen me drejtësinë.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, thuhet në postimin e tij.
Sipas një komunikate të AGK-së, ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq.
Vetëm sot janë sulmuar nëntë gazetarë.