Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.
Për shkak të vapës, IHMK rekomandon personat që kanë sëmundje kronike që nga ora 10:00 deri në ora 17:00, ta kufizojnë lëvizjen.
“Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10- 17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj”, thuhet në njoftim.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hëne- Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E marte- Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E enjte-Mot shum i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje për 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.
Të premten – Mot me diell dhe temperatura të ngjashme me ditën e enjte. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin shira afatshkurta të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.
Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.