Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Me një situatë të tillë u përballën dje disa zyrtarë policorë në Vushtrri, pasi një person i kanosi me armë.
Sinjali raporton se i dyshuari është Tahir Gerbeshi, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv, transmeton vezhguesi.com
E gjithë ngjarja është zhvilluar në rrugën ‘Rrustem Hyseni Historiani’, pasi zyrtarët policorë kishin tentuar ta ndalin Gerbeshin, i cili ka arritur që me veturën e tij të arrijë t’u shmanget.
Në ikje e sipër, i dyshuari ka drejtuar armën kah policët të cilët i ishin vënë nga pas për ta arrestuar.
Ndërsa lidhur me vendodhjen e tij, vezhguesi.com hulumtoi në rrjete sociale dhe në “Facebook” ai kishte postuar një foto në Story para 20 orësh, ku kishte shkruar vendodhjen “Novi Pazar”. Pra i njejti tashmë ndodhet në Serbi. /Vezhguesi.com/