Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasë në Beograd bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar me presidentin serb rreth situatës aktuale në veri të Kosovës.
Ai tha se patën “një diskutim të gjatë”, derisa theksoi se vlerësojnë gatishmërinë e Aleksandar Vuçiqit për zgjidhje politike.
“Në Beograd, emisari amerikan Escobar dhe unë patëm një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është e pranueshme asnjëherë dhe duhet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë”.
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023
Lajçak dhe Escobar ishin edhe në Prishtinë ku janë takuar me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, liderët opozitarë, si dhe përfaqësuesit e Listës Srpska.