Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak thuhet se para takimit me Kurti ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kurti ndërkaq ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, pas Lajçakut pesë minuta me vonesë.
Një ditë pas vizitës në Kosovë, Lajçak do të shkojë edhe në Serbi. /Vezhguesi/