Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak mëngjesin e së mërkurës është pritur në takim në Beograd nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak në një postim në Twitter ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një bisedë të hapur për të vazhduar rrugën përpara.
Këtu ai ka përmendur kërkesën për përfshirjen e serbëve në zgjedhjet e reja lokale në komunat veriore, si dhe kthimin në dialog.
“Vazhdova vizitën time për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
I continued my visit to meet with @predsednikrs @avucic. We had an honest and open conversation on the way forward, including the need for new local elections with participation of K-Serbs and return to the Dialogue. The meeting and the trip helped to get clarity about next steps pic.twitter.com/2KQIGx88iK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 5, 2023