Gjendja në veriun e Kosovës është përshkallzuar pasi që serbet janë mbledhur afër Komunave për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj.
Vezhguesi ka raportuar që ka pasur edhe të shtëna me armë pranë Komunës së Zveçanit.
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.
Sipas burimeve të vezhguesit, Policia ka arritur që të shpërndajë protestuesit dhe të hyjë brenda Komunës, duke larguar turmën afër objektit komunal.