Pas atij të Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës ka aritur që të futet edhe në objektin e Komunës së Zubin Potokut.
Njëjtë siç ndodhi në Komunën e Zveçanit, Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës e shok bomba për të shpartalluar turmën e serbëve të cilët ishin mbledhur përpara ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut.
Pasi qytetarët e shumtë serbë u shpërndanë, kryetari i sapozgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është parë duke u futur në ndërtesën e Komunës.