Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku në fokus është eksporti i drithërave dhe plehrave në Detin e Zi dhe luftën në Ukrainë
Lavrov në konferencën e përbashkët me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, akuzoi Perëndimin se dëshiron të anulojë Rusinë dhe ta largojë atë nga arena ndërkombëtare për shkak të politikës së saj të pavarur.
Madje ai vlerësoi se nëse Rusia mposhtet, objektivi i ardhshëm i Perëndimit do të jetë Kina. Ai gjithashtu argumentoi se kriza në Ukrainë u shkaktua nga përpjekjet e Uashingtonit për t’u bërë një hegjemon global.
Siç tha ai në mënyrë karakteristike, Perëndimi dëshiron një disfatë strategjike të Rusisë në fushat e betejës, ndërsa politika shkatërruese e Perëndimit mbetet e njëjtë dhe e pandryshueshme për sa i përket Ukrainës.
“Shqetësimet tona të sigurisë u injoruan me arrogancë nga Perëndimi,” shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Moska nuk refuzon të marrë pjesë në negociatat me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar, megjithatë, se bisedimet mund të zhvillohen vetëm nëse respektohen interesat e sigurisë së Rusisë.
Në fakt, Lavrov tha se Rusia do të dalë jashtë marrëveshjes së grurit nëse Perëndimi vazhdon t’i vërë pengesa Rusisë. /Vezhguesi/