Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë eklektike si dhe të ulë në 0% tatimin në faturat e energjisë deri në tejkalimin e krizës.
Deputeti i LDK-së, Besina Mustafa, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se investimet duhet të bëhen në kapacitete të ripërtëritshme të në ato me gaz.
“I bëjmë thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë investimet në gjenerimin vendor të energjisë elektrike si dhe uljen e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike deri në tejkalimin e kësaj krize”, është shprehur Mustafa
Ai ka theksuar se Qeveria Kurti, për dy vite nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike.
Sipas tij qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të energjisë, nuk e zgjidhin problemin e energjisë.
“Investimi i këtyre milionave në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese është e vetmja zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”, ka theksuar Mustafa
Ai ka thënë se është hera e dytë brenda mandatit të Qeverisë që qytetarëve po u rritet çmimi i energjisë.
“Për herë të dytë në këto dy vite të kësaj Qeverie, të gjithë qytetarëve po u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe për 15.4 për qind, e tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve bazike janë rritur për 50 për qind, kur tatimi është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik e as në atë privat dhe kur kursimet pensionale në Trus janë zvogëluar për 156 milionë euro”, ka theksuar Mustafa.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë të enjten ka marr vendim që çmimi i rrymës, nga prilli, të rritet per 15.4 për qind, për të gjithë konsumatorët.