Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se mocioni i propozuar nga kjo parti nuk ka gjetur përkrahjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës deri më tani.
Sipas tij, ata janë munduar që të krijojnë një front të përbashkët opozitar mirëpo që deri më tani nuk kjo nuk ka ndodhur.
Ai pritet që në ditët në vijim të diskutojnë për mocionin edhe për veprime të mëtutjeshme politike e demokratike për të rrëzuar Qeverinë Kurti.
“Sa i përket mocionit Aleanca e ka marr një vendim që të kemi një mocion për qeverinë e Kosovës mirëpo fatkeqësisht nuk është përkrahur nga dy subjektet politike PDK e LDK. Ne jemi munduar që të komunikojmë që të kemi një front përbashkët opozitarë por po shihet që ende nuk kemi bërë zgjidhje sa i përket frontit opozitar”.
“Mirëpo shpresoj që në ditët në vijim do të ulemi e do të bisedojmë edhe për mocion edhe për veprime të mëtutjeshme që do të jenë veprime politike, demokratike që për të qortuar Qeverinë e Kosovës. Nëse vazhdon kështu nëse do të kemi prapë ndëshkime edhe nga ShBA-ja atëherë nuk dihet se çka i ka mbetur këtij kryeministri përpos të shkojë në shtëpi”, tha ai.
Ai tha se deri më tani opozita nuk i ka numrat për mocion, por do të përdorin edhe forma të tjera duke mospërjashtuar edhe protestat që ta rrëzojnë Qeverinë.
“Ajo që mund të them në realisht deri më tani nuk kemi deputet, numrat që për të rrezuar qeverinë, na mbetet që të koordinohemi, që të shkojmë si front opozitarë nëse duhet edhe me protesta që të ndalet kjo qeveri dhe që mos të izolohet vendi dhe të mos atakohemi nga këto ndëshkime qytetarët”, tha ai.