Liria ka mposhtur në barazh Ferizajn përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk prodhuan gola, për t’u rikthyer kështu në Superligën e Kosovës.
Ferizaj në pjesën e parë kishte iniciativën, ndërsa rrezikoi me anë të Mateo Panadic dhe Albin Krasniqit, por goditjet e tyre u ndalën nga gardiani i Lirisë.
Skuadra Prizreni filloi të dilte më përpara nga ky presion konstant i kundërshtarit, gjersa rrezikoi përmes Qemail Elshanit, mirëpo goditja e tij ishte e gabuar. Liria rrezikoi fuqishëm përmes Liridon Fetahajt, ndërsa që të dy goditjet e tij të njëpasnjëshme i ndali Marko Jovanovski.
Kështu, në gjuajtjen e penalltive, Liria doli të ishte më e saktë, duke shënuar tri, për dallim nga Ferizaj që humbi tri dhe nuk realizoi asnjë.
Liria inkuadrohet në Superligën e Kosovës, ndërsa do të shpresojë që me disa përforcime në verë të mos përjetojë më renien nga elita e futbollit kosovar, derisa Ferizaj do të tentojë të rikthehet në Superligë nga edicioni i ri.