Katër persona të dyshuar të cilët ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, janë liruar mbrëmë nga Prokuroria Speciale.
Arsyeja e lirimit të të arrestuarve ishte “mungesa e provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”.
“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.