Big Brother VIP ka mbaruar por Luizi, dy muaj pas duket të ketë “stagnuar” po aty.
Këngëtari, në performancën e tij të parë në një klub të mbushur pjesërisht në Shkodër, ka vendosur që ta ofendojë në skenë një prej banoreve me të cilat kaloi katër muaj e gjysmë i mbyllur.
Fjala është për Dea Mishel.
Ai i ka mveshur epitetin provincial edhe Shkodrës, përkundër që ndjekësit i kanë rikujtuar se nuk i ka thënë qytetit por atij personalisht.
Ejlli ka ftuar turmën që të këndojnë “Lulijen” duke i sharë nënën Deas në kor.