Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka reaguar pas raportimeve që KFOR-i i ka dhënë urdhër për largimin e tij nga objekti i Komunës.
Hetemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky raportim është i pavërtetë.
“Lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë. Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme.” – ka shkruar Hetemi.