Njëri ndër organizatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismajl Tasholli, para mijëra të pranishmëve, ka thënë se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë sikurse moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë, mbylljen e shkollave e dëbimin nga shtëpia. E ushtari i UÇK-së, e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtarit së të mirit, të cilët kanë qenë të shumët. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Unë ju falënderoj nga zemra që u jeni bashkuar thirrjes sonë, UÇK është vlera jonë”, tha Tasholli. /Vezhguesi/