Komisionari për persona të zhdukur në Ukrainë, Oleh Kotenko, ka bërë me dije se aktualisht më shumë se shtatë mijë ushtarë ukrainas konsiderohen të zhdukur.
Kotenko ka thënë se në këtë shifër përfshihen ushtarët që janë zënë rob, si dhe ata të cilët janë vrarë.
Ai ka thënë se 60 deri 65% të personave të zhdukur mund të rezultojnë të jenë zënë rob ose të paktën shpreson që shumica të rezultojnë të gjallë në fund, raporton skynews.
Sipas presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky, Ukraina deri tani ka arritur të sjell në shtëpi 2,235 të burgosur lufte.