Gazetari Kosovë Gjoci ka bërë të ditur se sot është penguar në punë nga dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.
“Njani me shtyu dhe mi hodhi ne toke te gjitha pajisjet, pa kurrefare nevoje e arsye e tjetri ne vend qe ndoshta me kerku flaje, me kercenoi ashiqare tu me thane ‘kqyrem mire ne sy e mbajem ne mend” tha gazetari.
Ai po ashtu tha se Kurti e pa gjithë ngjarjen dhe vetëm e injoroi atë: “Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoi, thjesht e injoroi edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse eshte i ngarkum me pune s’po ia nxa per te madhe ose duket se ka nis me i pelqy kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, te dy keto elemente qe i ka kritiku e sha me te madhe si opozitar”.
Gjoci ka deklaruar se e gjitha ka ndodhur derisa ai, bashkë me kolegët, prisnin për të marrë deklaratë nga kryeministri Kurti pas takimit të mëngjesit me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. /Vezhguesi/