Është finalizuar faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” në Krujë, ku janë asgjësuar 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.
Policia bën me dije se për këtë megaoperacion janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.
Fidanët e kanabisit janë konstatuar dhe asgjësuar në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Në këtë megaoperacion, 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.
Konstatohen dhe asgjësohen në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshtrave Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël, Krujë.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.