Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S., dhe B.B., për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Kurse ndaj N.S., dhe G.H., është caktuar masa e paraburgimit për veprën “Dhënia e ryshfetit” dhe Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin.
Në njoftim thuhet se ndaj të pandehurve, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve, dhe ka konstatuar se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës.