Lionel Messi pritet të nënshkruajë një super kontratë me klubin e Arabisë Saudite, Al-Hilal.
Gazeta franceze L’Equipe raporton se oferta është në tavolinë për Messin për një kontratë prej dy viteve me opsion edhe për një tjetër.
Sulmuesi argjentinas ka kaluar një sezon jo shumë të mirë me Paris Saint-Germainin deri më tani, duke shënuar vetëm 20 gola në të gjitha garat këtë kampanjë. Kjo lëvizje do ta shoh atë të rindezë rivalitetin me Ronaldon, i cili luan për Al-Nassrin.
Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Al-Nassr në dhjetor, teksa deri më tani ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje në elitën e futbollit arab.
Por, sa do të fitojë Messi në krahasim me Cristiano Ronaldon?
Sa do të fitojë Messi?
Fituesi i Kupës së Botës mësohet se do të nënshkruajë një kontratë prej 522 milionë funteve me klubin e Arabisë Saudite, që është shumë më shumë se kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germanin. Messi aktualisht përfiton 103 milionë funte në sezon me PSG-në.
L’Equipe raporton se marrëveshja e Messi është për dy vite, me opsion edhe për një tjetër.
Sa është duke fituar Ronaldo me Al-Nassr?
Cristiano Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr për një kontratë prej 175 milionë funteve në vit, pasi i ndau rrugët me Manchester Unitedin në nëntor të vitit të kaluar.
Portugezi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Me këtë marrëveshje Ronaldo u bë lojtari më i paguar në botë, duke e kaluar Messin, Lebron Jamesin dhe Steph Curryn.
Megjithatë, me Messin që si duket do të shkoj te Al-Hilal, argjentinasi pritet të bëhet sërish lojtari më i paguar në botë. Messi do të përfitojë 261 milionë funte në sezon, që i bie 86 milionë funte më shumë se sulmuesi portugez.