Milani dhe Interi do të përballen për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. skuadrat kanë mbërritur në stadium për ndeshje, teksa jashtë “San Siros” pritja ka qenë elektrizuese.
Me mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e Milanos për derbin ndoshta më të rëndësishëm të dy dekadave të fundit. Dy skuadrat kërkojnë një biletë për në finalen e Ligës së Kampioneve dhe kjo do të jetë hera e katërt që skuadrat përballen këtë sezon.
Një ndeshje në kampionat dhe një ndeshje në Superkupën e Italisë janë fituar nga Interi, ndërkohë që kuqezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë në kampionat. Takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më vonë.
#DerbydellaMadonnina, l’arrivo a #SanSiro delle squadre @ivanfcardia pic.twitter.com/cl4kPHoauU
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 10, 2023