Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Ministria që drejton Rozeta Hajdari për vitin 2022 ka paguar mbi 127 mijë euro për 25 serbë që nuk ka dëshmi që shkojnë në punë, por, pagat megjithatë MINT ua jep.
“Këta punonjës nuk kishin punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet a tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimeve nga zyrtarët relevant, për të njëjtit nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë”, është kjo një nga shumë gjetjet që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë (MINT) që aktualisht drejtohet nga Ministrja Rozeta Hajdari.
Sipas Auditorit, “shpenzimi për vitin 2022 për pagat e të punësuarve për këtë kategori ishte 127,298€”, që rrjedhimisht edhe pse nuk ka dëshmi që këta punonjës, që janë të komunitetit serb, kjo ministri ka vazhduar që ti paguaj.
“Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse është raportuar në vazhdimësi nga Raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmarrë masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thuhet në këtë raport, në të cilin janë listuar edhe gjetje të tjera prej mënyrës së si janë regjistruar pasuritë e MINT e deri tek tenderët.
Sa i përket këtyre 25 punonjësve që marrin pagë, por pa pasur dëshmi që punojnë diçka, Auditori alarmon se po dëmtohet buxheti i shtetit.
“Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në raport.
Edhe pse Auditori instsiton që kjo gjetje qëndron, dhe nuk lëvizin nga konstatimi i tyre, megjithatë MINT ka pasur edhe një shpjegim se pse po ndodhë kjo.