Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar Komisionin Disiplinor ndaj Përmbaruesve Privat. Pas këtij vendimi, ka reaguar përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha i cili ishte suspenduar për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht të Telekomit.
Mulhaxha e ka përshëndetur këtë vendim, por sipas tij, është një vendim i vonuar.
“Mirëpo e konsideroj si shumë të vonuar, sepse Ministria, bazuar në vendimin arbitrar, të kundërligjshëm të komisionit, që nuk njeh vendimet e gjykatave vendore, res judikata, që ka provuar mungesë elementare të njohurive të shkencës juridike dhe ligjeve në fuqi, ka suspenduar padrejtësisht licencën time te punës, më ka etiketuar në postime publike, vetëm pse kam mbrojtur profesionin dhe ligjet në fuqi. Përmbaruesi, që në fakt është hallka e fundit në zinxhir, që pas shterrjes së te gjitha procedurave ekzekuton vendimet, bazuar në të gjitha vendimet e marra nga të tjerët”, ka shkruar ai në një koment në facebook.